“Tronditet” sërish bankina e Milanit, Conceicao rrezikon shkarkimin

Humbja kundër Feyenoord mund të sjell një tjetër tronditje në pankinën e Milanit. “Corriere dello Sport” shkruan se ambienti është shumë i brishtë, këtë e reflektoi qartë edhe imazhi i Ibrahimovic në tribunë pas një momenti kur Conceiçao zëvendësoi Gimenez dhe Leao me Camarda e Abraham.

Palët janë fërkuar jo pak këtë periudhë në lidhje me grupin, me cilësinë e këtij ekipi, ku dukshëm Ibra kërkon që tani ekipi të reagojë fuqishëm pas klubi shpenzoi jo pak gjatë merkatos së janarit. Humbja ndaj Feyenoord vetëm sa shtoi dozat e nervozizmit, kjo u pa qartë edhe në konferencën për shtyp, ku Conceiçao u largua pas vetëm një minutë, ndërsa së fundmi kanë anuluar edhe konferencën zyrtare përpara ndeshjes kundër Verona-s.

E përditshmja italiane shton se për Conceiçao-n përcaktues është kualifikimi për në Champions League sezonin e ardhshëm, nëse nuk e arrin këtë objektiv atëherë do të largohet, me Milan që ka të drejtë ta bëjë diçka të tillë pasi është e përfshirë në klauzolë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
“Tronditet” sërish bankina e Milanit, Conceicao rrezikon shkarkimin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?