“Tronditet” Vllaznia, Partizani lë në stol tre yje përballë Kamzës
Partizani do të luajë pas pak minutash kundër Kamzës, ndeshje e vlefshme për javën e fundit të Superiores. Kjo sfidë do të zhvillohet në orën 17:00, ndërsa tashmë trajneri Klevis Dalipi ka vendosur për formacionin titullar.
Trajneri i të kuqve ka befasuar sërish teksa ka lënë jashtë portierin Alban Hoxha, ndërsa këtë herë si mbrojtës i djathtë do të luajë Fejzullahi dhe jo Ibrahimi. Në mesfushë është preferuar Sulejmani para Bruno Telushit. Ndërkohë në fazën sulmuese nuk është preferuar Gerhard Progni. Edhe në këtë takim nuk do ta nisë si titullar as kapiteni Idriz Batha, që me sa duket do të largohet.
Ky nuk është një lajm aspak i mirë për Vllazninë, që i duhej një rezultat pozitiv i të kuqve për të qëndruar në Superiore.

KOHA JONË SONDAZH

