Trukimi i ndeshjeve në Greqi, 58 persona shkojnë në burg
58 persona janë dënuar nga Gjykata e Arbitrazhit në Athinë për skandalin e manipulimit të ndeshjeve, “Koripolis”, i cili shpërtheu në vitin 2011.
Pjesëmarrësve aktivë në këtë skandal, iu dha masa ndëshkimore me burg. Mes të dënuarve janë edhe ish-presidenti i Asteras Tripoli dhe ai i Olimpiakos Volos, Akiles Beos. Ky i fundin ka qenë edhe kryetar bashkie në Volos, ndërsa u dënua me 4 vite burg.
Vendimi i Gykatës së Arbitrzhit në Athinë është përshëndetur edhe nga UEFA, e cila punoi në këtë çështje përkrah autoriteteve greke.
“Autoritetet greke filluan hetimin pasi UEFA u dorëzoi një listë prej 41 ndeshjesh të dyshimta në kampionatin vendas. Këto ndeshje u identifikuan nëpërmjet sistemit BFDS, në bashkëpunim me kompaninë Sportradar.
Në fillimin e hetimeve, UEFA bashkëpunoi me prokurorinë greke për këtë çështje ndërsa duket qartësisht se bashkëpunimi dypalësh për të identifikuar dhe përndjekur sjelljet kriminale, është thelbësore për çështje të tilla.
Përveç bashkëpunimit direkt me forcat policore dhe prokurorinë, UEFA punon gjithashtu me EUROPOL ashtu si edhe autoritete të tjera kombëtare për të nxjerrë kriminelët para ligjit, duke i lejuar UEFA-s që të ndërmarrë masa disiplinore në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase”, – shkruan UEFA.