Trukimi i ndeshjeve në Itali, 50 të arrestuar, 2 prej tyre shqiptarë

Mes 50 të arrestuarve nga karabinierët për trukimet e ndeshjeve, në pranga janë vënë edhe dy shqiptarë: Edmond Nerjaku dhe Erikson Aruci.

Sipas policisë italiane, Erikson Aruci është bashkëpunëtor i ish-futbollistit Fabio Di Lauro, edhe ky i implikuar në bastet sportive. Ndësa Edmond Nerjaku është biznesmen
70 persona të tjerë po hetohen nga gjykatësit e Catanzano-s pas trukimeve të ndeshjeve në Itali, raporton Rai News.

Policia e shtetit italian ka kryer arrestime në Kalabri, Kampania, Pulja, Emilia Romanja, Abruxo, Toskana, Liguria, Veneto dhe Lombardia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisëssfë ekziston një rrjet njerëzish, që i përkasin dy organizatave të ndryshme kriminale, aktive përsa i përket kombinimit dhe fiksimit të ndeshjeve të Serisë D në Itali dhe Lega Pro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mes personazheve të përfshirë në hetim, përveç ish-lojtarëve, presidentëve apo drejtuesve të klubeve, ka dhe figura të huaja që i përkasin klanit Iannazzo, pjesë e klanit Ndrangeta.
Hetimi filloi në saj të përgjimit të Pietro Iannazzo-s, një nga pjesëtarët e bandës që vepron në provincën Lamezia Terme. Ai u arrestua të enjten e kaluar më 14 maj pas një operacioni të policisë.

Numri i skuadrave të përfshira janë të paktën 30. Janë kryesisht të Serisë D dhe Lega Pro, sipas autoriteteve italiane. Disa nga ato janë Pro Patri, Brindisi, Sorrento, L’Aquila, Torres etj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?