Trukimi i ndeshjeve të Skënderbeut, Josa: Nuk është puna ime
Për katër vite ka qenë në krye të skuadrës së Skënderbeut duke fituar edhe katër tituj kampion.
Megjithatë Mirel Josa nuk ka dëshirë të flasë shumë kur bëhet fjalë për Skënderbeun dhe më keq akoma, kur flitet për trukime.
“Unë jam marrë vetëm me anën sportive në skuadrës, si është stërvitur ajo në fushë dhe rezultatet që ka marrë. Për gjërat e tjera le të flasin drejtuesit, pasi unë nuk kam çfarë të them sidomos në lidhje me këtë çështje. Unë tani nuk jam më drejtues i Skënderbeut dhe kjo nuk është fare puna ime. Unë mund të përgjigjem për anën sportive gjithmonë, por jo për gjë tjetër”, ka thënë trajneri, i cili është larguar në fund të sezonit të kaluar nga Skënderbeu edhe pse arriti ta nxirrte skuadrën kampion.
KOHA JONË SONDAZH

