Trump bën show me Messin: Leo më i mirë se Pele, por flasim për luftën në Iran …
Një ceremoni festive për titullin e Inter Miami në Major League Soccer u shndërrua në një moment të pazakontë kur ish-presidenti amerikan Donald Trump mbajti një fjalim ku përfshiu edhe çështje të politikës ndërkombëtare.
Gjatë eventit të organizuar për të festuar suksesin e skuadrës nga Florida, në prani edhe të yllit argjentinas Lionel Messi, Trump foli për situatën e tensionuar me Iran. Ai përmendi operacionet ushtarake, raketat dhe avionët, duke u bërë thirrje forcave iraniane të dorëzohen.
Futbollistët e Inter Miami e ndoqën me vëmendje fjalimin, edhe pse disa prej tyre u shfaqën të habitur nga temat politike gjatë një ceremonie sportive. Trump preku edhe çështje të tjera, si situatën në Cuba dhe zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2020.
Vetëm pas një hyrjeje të gjatë politike, ai u ndal edhe te futbolli. “Kush është më i mirë, Messi apo Pelé? Them Messi, por edhe Pele ishte fantastik”, u shpreh Trump, duke e mbyllur fjalimin me një notë më sportive.

KOHA JONË SONDAZH

