Trump dhe Obama, burrat më të admiruar të vitit në Amerikë
Presidenti Donald Trump dhe ish-presidenti Barack Obama kanë ndarë vendin e parë së bashku si burrat më të admiruar të vitit 2019 në Amerikë, sipas sondazhit vjetor të Gallup.
Kjo është hera e parë që Trump është në krye të listës ndërsa për Obamën hera e 12-të. Të dy fituan 18% të pikëve në sondazh në mesin e amerikanëve.
Përveç dy presidentëve, asnjë burrë tjetër nuk fitoi mbështetje nga më shumë se 2% e amerikanëve. Ndërsa në top 10 u përfshinë ish-Presidenti Jimmy Carter, biznesmeni Elon Musk, themeluesi dhe filantropi i Microsoft Bill Gates dhe Papa Françesku.