Trump konfirmon ndalimin e hyrjes në SHBA për tifozët e 19 shteteve në Kupën e Botës 2026

Administrata e Donald Trump është vënë sërish në qendër të debatit pasi ka konfirmuar ndalimin e hyrjes në SHBA për qytetarët e 19 vendeve, vetëm pak ditë para shortit të Kupës së Botës 2026. Vendimi rrezikon të pengojë tifozët e disa kombëtareve të ndjekin ekipet e tyre në turneun që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Presidenti Trump kishte njoftuar në qershor vendosjen e “kufizimeve të arsyeshme” të udhëtimit, të cilat, sipas tij, synojnë të mbrojnë vendin nga persona potencialisht të rrezikshëm. Sipas këtij urdhri, shtetasit e 12 vendeve,përfshirë Haitin dhe Iranin, të dyja të kualifikuara në Botëror — nuk mund të hyjnë në SHBA. Mes tyre janë gjithashtu Afganistani, Myanmari, Çadi, Kongo-Brazavili, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni. Për shtatë vende të tjera, si Kuba dhe Venezuela, janë vendosur kufizime të pjesshme; listës i shtohen edhe Burundi, Laosi, Sierra Leone, Togo dhe Turkmenistani.

Në një konferencë për shtyp, Andrew Giuliani, drejtori ekzekutiv i Task Forcës së Kupës së Botës në Shtëpinë e Bardhë, tha se tifozët nga vendet e prekura nuk do të përfitojnë nga asnjë përjashtim, ndërsa lojtarët dhe stafet sportive do të pajisen me vizat e nevojshme. “Vizat janë çështje e sigurisë kombëtare,” u shpreh Giuliani, duke nënvizuar se situata mbetet e ndjeshme, sidomos për Haitin, vend ku trajneri Sébastien Migne nuk ka mundur të udhëtojë asnjëherë për arsye sigurie. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?