Tuchel: Barazimi do të ishte rezultati më i drejtë, Lukaku humbi shumë topa

Manchester City mori një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Chelsea-t duke hedhur një hap drejt titullit. Trajneri i Bluve të Londrës, Thomas Tuchel është shprehur se rezultati më i drejtë do të ishte barazimi, ndërkohë që kritikoi Lukakun për humbjen e disa topave.

“Rezultati është absolutisht zhgënjyes, por mund të ndodhë kur luan ndaj Manchester City. Mendoj se e merituam një barazim, por nuk patëm shanse të mëdha. Në të njëjtën kohë nuk patëm shumë presion prej tyre. E merituam barazimin si rezultat, do të ishte më i drejtë, por nuk ia dolëm.

Ne kemi fituar ndeshje të tilla kundër Manchester City-t, kështu që ishte vërtet e çuditshme. Kishim shumë probleme me sulmuesit tanë, duke e humbur topin shumë lehtë. Ndonjëherë Lukaku duhet të ishte më i disponueshëm për ekipin, ai humbi shumë topa në situata premtuese. Natyrisht që do të donim t’i shërbenim më mirë, por ai është pjesë e ekipit dhe duhet të vihet në dispozicion”, deklaroi Tuchel.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?