Tuchel: E pranoj që ishim me fat ndaj Leeds, Jorginho ka merita të mëdha

Chelsea vuajti përballë Leeds United, duke marrë një sukses në shifrat 3-2. Trajneri i kampionëve të Europës, Thomas Tuchel pranon se ekipi i tij pati fat, teksa i gëzohet triumfit dhe vlerëson saktësinë e Jorginho-s, realizoi dy penalltitë vendimtare.

“Unë mendoj se e merituam fitoren, por duhet pranuar që je me fat kur realizon golin e fitores në minutat shtesë të ndeshjes. Ishte shumë e rëndësishme që rikuperuam dy herë, jam shumë i lumtur.

Jorginho? Nuk është kaq e thjeshtë të shënosh dy herë nga pika e bardhë. Nuk isha i sigurt nëse do të merrte përsipër edhe penalltinë e dytë. Ne besojmë shumë te lojtarët tanë, Jorginho kishte një detyrë të vështirë dhe ka merita të mëdha që u tregua i saktë”, deklaroi trajneri gjerman.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?