Tuchel i fiksuar me super talentin e Monacos, por e do gjysma e Europës

Aurelien Tchouameni është një nga talentet më të spikatur në Europë për momentin. Futbollisti i përfaqësueses francez ishte një nga më të mirët e skuadrës së Deschamps. Klubet e mëdha të Europës po e ndjekin me shumë vëmendje, megjithatë është një skuadër që ka më shumë interes për momentin, Chelsea.

Në Angli shkruajnë se mesfushori 21-vjeçar është kthyer në prioritet për trajnerin Thomas Tuchel. Reali i Madridit ka shfaqur interes konkret për futbollistin e Monacos, por klubi anglez është i vendosur për t’ia plotësuar dëshirën trajnerit gjerman.

Drejtuesit e bluve të Londrës kanë gati një ofertë prej 50 milionë eurosh, që do t’i vihet mbi tryezë skuadrës franceze për ta bërë të mundur transferimin e tij në “Stemford Bridge” që në muajin janar. Trajneri i Chelseat e njeh Tchouamenim që kur ishte në stolin e PSG-së dhe tashmë e sheh mesfushorin perfekt në skemat e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?