Tuchel: Më vështirë të fitojmë Championsin pa Cavanin dhe Meunier!

Situata nuk është aspak premtuese për PSG, edhe pse fituan në tavolinë titullin kampion pas mbylljes para kohe të sezonit. Nuk janë të pakët futbollistët që do të mungojnë në Champions League, teksa kanë vendosur që të mos rinovojnë kontratat e tyre që skadojnë më 30 qershor.

“Gjërat nuk janë të thjeshtë, është një situatë e çuditshme. Këta futbollistë do na mungojnë shumë, jo vetëm Edinson Cavani por edhe Thomas Meunier dhe Tangui Kouassi. PSG im ka një grup të fortë futbollistësh, duhet t’i shkojmë deri në fund Champions League edhe pa dy futbollistë vendimtar. Do të jetë më e vështirë, por jo e pamundur”, ka thënë trajneri Thomas Tuchel në një deklaratë për mediat.

Meunier dhe Kouassi kanë vendosur që të mos përfundojnë sezonin dhe Championsin, teksa pritet që të transferohen respektivisht te Borussia Dortmund dhe Bayern Munich. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP