Tuchel mërzitet nga pyetjet për luftën: Nuk jam politikan! (VIDEO)

Në një kohë kur vëmendja e gjithë botës është te lufta që po zhvillohet në Ukrainë, edhe bota e futbollit nuk është prekur jo pak.  Trajneri i Chelsea, Tomas Tuchel duket se është lodhur nga pyetjet e gazetarëve të cilat nuk kishin lidhje me futbollin, duke theksuar se ai nuk është një politikan për të komentuar mbi ngjarjet e fundit që po ndodhin në Ukrainë.

“Më dëgjoni ju lutem, tani duhet të ndaloni me këto pyetje. Unë nuk jam politikan, unë mund ta përsëris se ndihem keq për atë që po ndodh. Nuk kam përjetuar asnjëherë luftën, ndaj edhe të flas për të ndihem i privilegjuar teksa jam këtu duke qëndruar në paqje. Unë bëj më të mirën, por duhet të ndaloni me këto pyetje sepse nuk kam asnjë përgjigje”, u shpreh Tuchel.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?