Tuchel nuk bën tolerime, pritet të rreshtohet me “armatën e rëndë” ndaj Serbisë
Jude Bellingham pritet të bëjë paraqitjen e tij të parë me Anglinë që prej muajit qershor, teksa Serbia viziton “Wembley”-n sonte në mbrëmje.
Mesfushori i Real Madrid-it është rikthyer në dispozicion të Thomas Tuchel, por trajneri gjerman ka bërë të ditur se ai është në garë direkte me Morgan Rogers për rolin e “numrit 10” të Anglisë në prag të Kupës së Botës 2026.
Ende mbetet për t’u parë nëse do të jetë Bellingham apo Rogers që do të nisë titullar ndaj Serbisë, por Tuchel ka theksuar se nuk do të ndryshojë shumë nga struktura aktuale e ekipit.
Tuchel ka në dispozicion edhe Phil Foden, i cili ashtu si Bellingham kishte munguar në muajt shtator dhe tetor. Megjithatë, tekniku mund të vendosë t’i lërë të dy në stol, duke ruajtur skemën e tij të preferuar 4-2-3-1.
Në mesfushë, Declan Rice dhe Elliot Anderson pritet të ruajnë vendet e tyre, ashtu si në dy muajt e fundit.
Mbrojtësi Marc Guehi do të mungojë për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës, megjithëse do të qëndrojë me skuadrën për t’u rikuperuar.
Nick Pope dhe Anthony Gordon kanë lënë grumbullimin për shkak dëmtimesh. Në vend të tyre janë thirrur James Trafford (Manchester City) dhe Trevoh Chalobah (Chelsea).
Formacioni i mundshëm i Anglisë ndaj Serbisë (4-2-3-1)
Pickford; James, Konsa, Stones, Spence; Anderson, Rice; Saka, Rogers, Rashford; Kane.
KOHA JONË SONDAZH

