Tuchel para finales: Jemi këtu për të fituar, s’do të bëjmë asgjë speciale!

Trajneri i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel i dhuroi klubit francez finalen e parë të Champions League në historinë e tij dhe tashmë përballë Bayern Munchen e di që duhet të luajë gjithçka.

“Jemi këtu për ta luajtur këtë finale dhe fituar. Me thënë të drejtën është sfida më e madhe e karrierës sime. Është e vështirë që të përshkruaj emocionet e mia. Jam shumë i lumtur. Nuk do të bëjmë asgjë speciale në këtë takim sepse vetë kjo ndeshje dhe ajo që përfaqëson është tashmë speciale”, u shpreh trajneri i PSG.

SHKARKO APP