Tuchel paralajmëron Mbappe: Duhet t’i respektojë vendimet e mia!

Thomas Tuchel ka paralajmëruar Kylian Mbappe për shkak të sjelljes së talentit pas zëvendësimeve të tij në ndeshjet e fundit. Strategu gjerman ka kërkuar më shumë respekt për zgjedhjet e bëra pas episodit të radhës që ndodhi ndaj Montpelllier.

“Ai ka një mentalitet të veçantë. Kur fiton tituj dhe ke një talent si ai, nuk të pëlqen të zëvendësohesh, por duhet t’i pranojë vendimet e mia, duhet të tregojë respekt ndj futbollistëve që hyjnë në fushë”, deklaroi Tuchel në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Galatasaray-it.

Tuchel është shprehur se e ka harruar incidentin: “Nuk do ta marr personalisht”. Strategu gjerman ndërkohë konfirmoi se mund të bëjë disa ndryshime në formacion duke marrë parasysh faktin se skuadra e tij ka siguruar vendin e parë në Grupin A. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP