Tuchel: Uroj që tifozët të mos tregojnë zemëratë ndaj largimit të Lampard
Trajneri i sapoemëruar në stolin e Chelsea, Thomas Tuchel, në konferencën e radhës për shtyp ka folur për legjendën Frank Lampard dhe largimin e tij nga drejtimi i skuadrës.
Tuchel, i pyetur nëse mendon që fansat do tregojnë zemërim për largimin e Lampard, është shprehur:
“Uroj që jo pasi kjo do të dëmtonte skuadrën. Fansat janë shumë të rëndësishmëm dhe bëjnë diferencën”.
Ai ka vijuar më tej duke thënë që e kupton zhgënjimin e fansave për largimin e Franck dhe se ka një respekt të madh për të duke shtuar që ka qënë një fans i madh i tij si lojtar.
Gjermani tregoi që ka marrë edhe një mesazh urimi nga Lampard për emërimin e tij në krye të pankinës së bluve të Londrës.
I vetëdijshëm për detyrat e tij të reja në skuadër ai kërkon rezultate në Champions League dhe në Kupë.
Përsa i pëket titullit në Premier League, vendi i 8-të në rënditje ua vështirëson shumë gjërat.