Tuchel zbulon “fajtorin” e humbjes kundër Bayernit
Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, ia “faturon” humbjen e finales së Champions ndaj Bayern Munich jo fatit, por portierit Manuel Neuer.
“Jam shumë krenar. Unë i kam thënë skuadrës tashmë se jam krenar. Humbja është gjithmonë ndjenja më e keqe. Por unë kam pashë një finale midis dy skuadrave që meritonin absolutisht të luanin këtë finale.
Ishte një udhëtim me një mijë emocione, një udhëtim me cilësi dhe mentalitet. Pashë një ekip me një mentalitet gjithmonë fantastik.
Kemi pasur shumë shanse për të fituar. Ndoshta na munguan detaje, na mungoi fati, efektiviteti. Përveç kësaj, cilësia e Manuel Neuer ishte edhe një herë e pabesueshme. Nuk humbi PSG, fitoi Neuer”.