Tudor nis aventurën te Juventusi: Skuadrës nuk duhet t’i mungojë kurrë shpirti!
Igor Tudor nis aventurën e re te Juventusi, ku dhe sot ka dhënë deklaratën e parë në konferencë për mediat. Pasi mbajti të veshur fanellën për shumë vite si lojtar, tashmë ka ardhur koha të kontribuojë dhe si trajner.
“Nuk po flas për atë që është bërë para meje, unë jam këtu për të punuar shumë dhe për të arritur qëllimin që të gjithë e dimë. Detyra ime është t’i vendos lojtarët në një pozicion për të bërë më të mirën e tyre. Nëse bën gjerat mirë, shpirti i duhur nuk duhet të mungojë kurrë në fushë.
Vlahovic? Ai i ka të gjitha cilësitë për të qenë një lojtar i një niveli të lartë. Ka dëshirë të madhe për të filluar sërish që të shënojë shumë gola. Mund të luajë me Kolo Muani, por edhe vetëm.
Isha shumë i lumtur kur më kontaktuan. U kam thënë edhe djemve atë që kërkoj dhe shpirtin që dua të shoh në fushë”, deklaroi Tudor në konferencë. /R.Lika-Koha Jonë/
