Tunizia “tremb” Danimarkën në 45 minutat e para, sfida mbetet e bllokuar
Danimarka dhe Tunizia nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në pjesën e parë. Një sfidë e bllokuar deri më tani, me dy skuadra që luajnë me shumë agresivitet.
Tunizia ishte më e qartë dhe më e rrezikshme. Jebali gjeti golin e avantazhit në minutën e 24-t, por ishte dukshëm në pozicion ta parregullt.
Disa minuta më vonë, Laidouni do të gjente vetëm shtyllën e jashtme, ndërkohe që Jebali përballë portierit nuk arriti të shënonte. /R.Lika-Koha Jonë/