Turi i dytë i Kupës, spikat dueli Dinamo-Tirana në “Air Albania Stadium”
Kupa e Shqipërisë ditën e sotme do të luajë ndeshjet e turit të dytë. Në orën 16:45 në Arenën Kombëtare, Dinamo dhe Tirana do përballen në derbin e kryeqytetit do të hapin serinë e përballjeve të një pas njëshme. Në fundjavë do të sfidohen sërish për kampionat, ndërkohë që më pas më 17 nëntor do të luajnë ndeshjen e kthimit.
Duelet e tjera të turit të dytë do të nisin prej orës 14:00, me skuadrat pretendente që luajnë të gjitha në transfertë, ku spikat dueli i Superiores ndërmjet Egnatias dhe Kukësit.
Në Grupin A spikat dhe sfida mes Bylis dhe Skënderbeut. Më poshtë keni të gjitha ndeshjet:

KOHA JONË SONDAZH

