Turneu UEFA Development U-16 për femra/ Shqipëria shkëlqen në nisje, mund me goleadë Malin e Zi

Shqipëria U16 e femrave e ka nisur me fitore turneun “UEFA Development U16”, pasi mposhti Malin e Zi me rezultatin 5-2. Vajzat e drejtuara nga Agustin Kola bënë një ndeshje shumë të mirë.

Bora Bushati e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 25-të, ndërsa gjashtë minuta më vonë, Klesta Ago realizoi golin e dytë. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0.

Malazezet shënuan me fillimin e pjesës së dytë, por Erika Nushi dhe Amelia Reshiti shënuan më pas dy gola të tjerë dhe e çuan rezultatin 4-1. Mali i Zi shënoi edhe golin e dytë, ndërkohë që mori një kundërpërgjigje nga Bora Bushati, e cila kishte shënuar edhe golin e parë të ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria U16 e nisi ndeshjen me këtë formacion: Amelja Mone, Laura Bari, Klevisa Ndoci, Amelia Reshiti, Rosela Vasa, Bora Bushati, Xhejsana Disha, Klesta Ago, Era Methoxha, Xhesika Ndoj, Erika Nushi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshjet e dyta të turneut zhvillohet më datë 5 maj, me Shqipëri – Kosovë që zhvillohet në orën 10:30 dhe Mal i Zi – Kazakistan në orën 13:30. Ndeshjet e fundit në grup luhen më datë 8 maj, me Shqipëri – Kazakistan në orën 10:00 dhe Kosovë – Mal i Zi në orën 13:00.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?