Turqia del me njoftim për biletat e finales ndaj Kosovës në Prishtinë

Janë hedhur në treg biletat për tifozët miq në prag të sfidës vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë, e vlefshme për finalen e “play-off”-it drejt Kupës së Botës 2026.

Në një njoftim zyrtar, Federata Turke e Futbollit ka bërë të ditur se një numër i kufizuar biletash është tashmë në dispozicion për përkrahësit e përfaqësueses turke që dëshirojnë të jenë të pranishëm në stadium.

Takimi do të zhvillohet më 31 mars në Stadiumi Fadil Vokrri, me fillim nga ora 20:45 sipas kohës lokale (21:45 me orën e Turqisë), dhe pritet të ketë interes të madh nga të dy kampet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas procedurës së shpallur, tifozët e skuadrës miq duhet të regjistrohen në platformën online “eu.ebileta.al”, duke përdorur një kod të veçantë që është shpërndarë nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kodi i aksesit për blerjen e biletave është: KSTRJ1. Kjo përballje konsiderohet si një nga më të rëndësishmet për të dyja kombëtaret në rrugëtimin drejt Kupa e Botës 2026..

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?