Turqit duan Flamurtarin, 20 mln euro për të ndjekur modelin e Bajern Mynih

Këtë sezon Flamurtari nuk ka më asnjë pretendim, as në kupë dhe as në kampionat, për të fituar trofe. Dy kompani turke TRK dhe Atlasjet të cilat kanë marrë në administrim për dy vite klubin vlonjat, synojnë privatizimin e tij, me qëllim që të investojnë dhe ta ngrenë klubin vlonjat në parametrat e një skuadre evropiane. Ata janë gati të investojnë sezonin tjetër gati dyfishin e buxhetit të klubeve pretendente për titull dhe kanë prezantuar një projekt ku parashikojnë edhe suksese në Kupat e Europës. Pa llogaritur edhe investimet në infrastrukturë. Nga burime konfidenciale bëhej fjalë për një investim që shkon deri në 20 mln euro, tek Flamurtari. Para se të investojnë shumë të mëdha, kompanitë turke synojnë të blejnë përfundimisht të gjitha aksionet e klubit të Flamurtarit. Lajmi se dy kompanitë TRK dhe Atlasjet synojnë privatizimin e plotë të Flamurtarit e konfirmon edhe administratori i klubit,  Sinan Idrizi, që premtoi se synimi i tyre është për të investuar fuqishëm në klub duke ndjekur modelin e Bajernit të Mynihut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?