“Tuttosport”/ Manaj nuk feston nëse do të shënojë ndaj Interit
Spezia-Inter do të jetë ndeshja e radhës në Serinë A ku ekipi i Thiago Mottës do të kërkojë që të surprizojë zikaltërit. Këta të fundit janë në rrugën drejt titullit kampion pas gabimeve të Milanit ndeshjet e fundit
Kjo ndeshje do të zhvillohet ditën e nesërme dhe do të jetë e veçantë për Rei Manaj, që dikur ka veshur fanellën e zikaltërve. Media italiane “Tuttosport” i ka kushtuar një artikull sulmuesit shqiptar.
“Jo vetëm Thiago Motta, Spezia-Inter do të ketë një shije shumë të veçantë edhe për Rey Manaj. Shqiptari është një pjesë themelore në tabelën e shahut të Motta-s, por, dikur, ai pati një shans të madh te Interi. Një aventurë, ajo e zikaltërve, që nuk shkoi ashtu siç pritej. Ky vit është ndoshta sezoni i Manajt më i mirë, ai i pjekurisë. Manaj po përgatitet të sfidojë Interin në një sfidë që premton të jetë elektrizuese”, shkruan media e njohur
Këtë sezon Rey Manaj ka shënuar 4 gola në 24 sfida të luajtura në Seria A, por edhe ka ndihmuar shumë ekipin e tij duke sakrifikuar për shokët.
KOHA JONË SONDAZH

