“Tuttosport”: Torino hidhet në sulm për Marash Kumbullën
Marash Kumbullën mund të mos e shohim te Roma në sezonin e ri. Mbrojtësi i Kombëtares sonë pas një sezoni me shumë ule-ngritje nën drejtimin e Mourinhos mund të mendojë largimin për të pasur më shumë vazhdimësi.
Torino është skuadra më e interesuar, teksa ka në krye Ivan Juric, një strateg, i cili e ka promovuar në elitën e futbollit italian.
“TuttoSport” i ka kushtuar të ardhmes së Kumbullës faqen e parë, me Torinon që pritet të formulojë një tjetër ofertë për mbrojtësin e Romës. Në Torino, Kumbulla shihet si zëvendësuesi ideal i Bremer. Torino do të insistojë deri në fund për të siguruar shërbimet e futbollistit shqiptar.
KOHA JONË SONDAZH

