“Tym i zi” nga Atletico, Morata drejt rikthimit në Madrid

Nuk ka akord me Atletico Madridin për Alvaro Moratën, i cili mesa duket do të rikthehet sërish te skuadra e Los Colchoneros. Max Allegri kërkon të mbajë në skuadër Moratën, por nga ana tjetër nuk dëshirojnë të paguajnë shumë e kërkuar nga Atletico Madrid.

35 milionë euro janë shumë për Juventusin që dëshiron t’i shpenzojë këto para për një tjetër objektiv. Zonja e Vjetër” ka zgjedhur edhe lojtarin që do të mbajë rolin e zëvendësuesit të Vlahovic në sezonin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për Marko Arnautovic të Bolognas që është i gatshëm të transferohet në Torino. Një tjetër objektiv është Ilkay Gundogan që nuk ka rinovuar kontratën e Cityn. Gjithsesi duhet fituar konkurrenca edhe me Barcelonën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?