Tyson: Përdorja urinën e fëmijëve për të kaluar testet anti-doping

Legjenda e boksit, Mike Tyson, në një intervistë të dhënë se fundmi për ESPN, ka pranuar se ka përdorur shpesh herë urinën e fëmijëve të tij për të kaluar testet anti-doping.

“Ndonjëherë doja të përdorja dhe të gruas sime, por ajo më tha: “Por, po të dolën rezultatet që je shtatzënë? Ndaj dhe vendosa të përdor të fëmijëve”, rrëfehet ai.

Gjatë intervistës së tij ai tregon dhe mënyrën se si i shmangte kontrollet e inspektorëve kur i nënshtrohej testeve të detyrueshme anti-doping.

“Shumica e burrave e kishin siklet kur kryheshin kontrollet dhe kthenin kurrizin dhe unë përdorja një penis artificial të cilin e kisha të mbushur me urinën e fëmijëve”, tregon Tyson.

Në dhjetor të vitit 2006, ish boksieri u arrestua në Arizonë për mbajtje kokaine dhe drejtim të mjetit në gjendje të dehur, pasi për pak përplasi një makinë të policisë ndërsa largohej nga një lokal nate. Në atë kohë ai pranoi përpara agjentëve që e arrestuan se ishte një përdorues i lëndëve narkotike.

SHKARKO APP