U-19/ Dede publikon listën e kuqezinjve: Kemi një brez të mirë

Trajneri i Kombëtares U-19, Nevil Dede, ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku ka zbardhur listën e futbollistëve të grumbulluar për turneun zyrtar kualifikues të UEFA-s për grupmoshën U-19, që do të zhvillohet në Belgjikë në datat 13-19 nëntor 2019.

Shqipëria bën pjesë në grupin e 4-t së bashku me Belgjikën, Greqinë dhe Islandën.

Sipas rregullores së këtij kompeticioni, kualifikohen 2 skuadrat e para dhe e treta më e mirë në 13 grupe gjithsej.

Europiani i 19-vjeçarëve do të zhvillohet në Irlandën e Veriut vitin e ardhshëm.

Në fjalën e tij trajneri Nevil Dede tha: Informacionin për kundërshtarët e kemi të plotë. Madje ne njohim çdo kundërshtar, pasi tashmë është bërë çdo gjë e thjeshtë. Ne kemi një gjeneratë shumë të fortë dhe jemi në vazon e katërt në grupin tonë. Ne jemi pretendentë. Belgjika, Greqia dhe Islanda janë kundërshtarët tanë. Për mua ky është grupi më i ekuilibruar. Grekët dhe belgët kanë një koefiçent më të lartë sepse kanë bërë mirë vitet e fundit. Islanda është një vend që është gjithmonë është në rritjen dhe e tregojnë rezultatet”.

SHKARKO APP