U-21/ Shqipëria barazon në frymën e fundit ndaj Kosovës, por e mbyll e parafundit
Shqipëria U21 mori një barazim në frymën e fundit 1-1 ndaj Kosovës U21 në “Elbasan Arena” dhe e mbylli në vendin e parafundit fushatën eliminatore të Kampionatit Europian 2023.
Kosova U21 gjeti golin në pjesën e parë me anë të Krasniqit, ndërsa kuqezinjtë provuan të reagojnë, duke krijuar disa raste shënimi, por pa saktësinë e duhur në finalizim.
Mundësinë më të mirë e pati Marsei Ismailgeci në minutën e 85-të, pasi mori përsipër ekzekutimin e një penalltie të fituar nga Muçi, por gjuajtja e tij u kuptua nga portieri dardan, që grushtoi sferën.
Megjithatë kur dukej se kuqezinjtë do të regjistronin humbjen e 6 radhazi, nga një përpjekje e dëshpëruar e Ismailgecit në krahun e majtë, erdhi një top në zonë, ku Toçi e devijoi me thembër dhe Ruçi e shtyu në rrjetë, duke u dhënë barazimin kuqezinjve.
KOHA JONË SONDAZH

