U aktivizua në pjesën e dytë ndaj Interit, mediat italiane vlerësojnë Kumbullën

Marash Kumbulla festoi ditëlindjen e 22-të në fushë për një pjesë loje ndaj Interit, pasi u aktivizua në fraksionin e dytë nga trajneri Jose Mourinho.

Gazzetta dello Sport e ka vlerësuar si pozitiv paraqitjen e tij për 45 minuta. Ai ka marrë notën 6 nga gazeta sportive italiane, që si më të dobëtin ka etiketuar kolegun e Kumbullës, anglezin Chris Smalling (nota 5), kurse më i miri u cilësua Nicolo Zaniolo (nota 6).

Kumbulla e bëri mirë detyrën e tij në fushë teksa në golin e dytë nuk kishte asnjë faj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?