U akuzua se po favorizonte Juventusin, lojtarët e Realit braktisin ndeshjen
Arbitri favorizoi në mënyrë evidente Juventus, por atë të Managua, teksa futbollistët e Real Madriz vendosën që të braktisnin fushën në formë proteste. Episodi çuditshëm ka ndodhur në kampionatin e Nikaraguas, teksa futbolli vijon pavarësisht koronavirusit.
Skuadra e kyqytetit po fitonte 2-0, teksa e veçanta është se ka edhe emrin e klubit të njohur italian. Gjithçka ndodhi në minutën e 71-të, kur në një aksion të Juventusit, arbitri anësor ngriti flamurin për pozicion jashtë loje dhe lojtarët e Real ndalën lojën, por çudia ndodhi me kryesorin, që bëri shenjë vijimin e aksionit dhe futbollistët kryeqytetas arritën të shënojnë të pa shqetësuar.
Futbollistë e staf teknik të Real Madriz protestuan ashpër dhe kërkuan anulimin e golit, teksa më pas vendosën që të shkonin në dhomat e zhveshjes. /Koha Jone/