U dëmtua mbrëmjen e djeshme, Gjimshiti pritet të mungojë disa javë

Berat Gjimshiti përjetoi një moment të vështirë në sfidën e së shtunës, ku Atalanta triumfoi përballë Torinos. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u detyrua të braktisë ndeshjen para kohe, duke ngritur shqetësime për gjendjen e tij fizike.

Ngjarja ndodhi në minutën e 40-të, kur pas një ndërhyrjeje për të larguar topin, Gjimshiti u përplas me Zapatan. Kontakti rezultoi i fortë dhe shqiptari u rrëzua menjëherë në fushë, duke kërkuar ndërhyrjen e stafit mjekësor. Pas ndihmës së parë, ai u largua duke çaluar dhe u transportua drejt spitalit për ekzaminime më të detajuara.

Kontrollet paraprake kanë konfirmuar një dëmtim në zonën e kockës së kofshës së majtë, i shoqëruar edhe me përfshirje të muskujve fundorë të barkut. Fatmirësisht, ekzaminimet kanë përjashtuar praninë e ndonjë frakture.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë fazë, klubi bergamask nuk ka dhënë ende një afat të saktë për rikuperimin e Gjimshitit, ndërsa mbetet e paqartë se sa kohë do t’i duhet mbrojtësit për t’u rikthyer në dispozicion të Atalantës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?