U dëmtua ndaj Andorrës, mbyllet sezoni për Marash Kumbullën
Sezoni është i mbyllur për Marash Kumbullën. Mbrojtësi shqiptar i është nënshtruar të gjitha vizitave mjekësore pas dëmtimit në grumbullimin e Kombëtares që kanë evidentuar një dëmtim të meniskut të jashtëm. Shkodrani do të duhet të qëndrojë tri muaj jashtë fushave të lojës, duke mbyllur para kohë sezonin.
Mbrojtësi i Romës u dëmtua tre ditë më parë në ndeshjen e Shqipërisë kundër Andorrës. “Ndodhi në pjesën e dytë, ndjeva diçka po isha i nxehtë dhe arrita ta mbyllja ndeshjen. Më pas në stërvitje ndjeva dhimbje”, deklaroi mbrojtësi në Fiumicino.
Futbollisti shqiptar, ashti si Diawara një vit më parë nuk do to nënshtrohet operacionit, por një terapie. Një mungesë e rëndësishme për Paulo Foseca-n, i cili deri më tani është përballur me shumë dëmtime të lojtarëve, 58 deri më tani. /R.Lika-Koha Jone/