U dëmtua ndaj Arsenalit, Broja në dyshim për sfidën ndaj Crystal Palace

Armando Broja është në dyshim për ndeshjen e sotme që Southampton do të luajë në transfertë ndaj Crystal Palace. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare luajti 70 minuta ndaj Arsenal pak ditë më parë dhe doli nga fusha i dëmtuar.

Mediat angleze bëjnë me dije se Broja ka probleme muskulore dhe sot do të bëjë kontrollet e radhës për të parë nëse do të jetë në gjendje për të zbritur në fushë apo jo.

Bomberi kuqezi sipas trajerit është stërvitur ditën e djeshme, por me shumë mundësi trajneri Hasenhuttl nuk do ta rrezikojë. Ai dhe Armstrong janë në rrezik për të mos luajtur kur mbeten edhe pak orë larg duelit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?