U dëmtua ndaj Villarealit, McKennie rrezikon të ketë mbyllur sezonin

Lajme të këqija nga infermieria e Juventusit për Weston McKennie-n. Mesfushori amerikan kërkoi të zëvendësohej në minutën e 80-të në takimin e Villarrealin në Champions, sfidë e cila përfundoi 1-1, pasi u dëmtua në një duel me ekuadorianin Pervis Estupinan.

Ish-i Schalke 04 qëndroi disa minuta i shtrirë në tokë mes dhimbjesh, para ndërhyrjes së stafit mjekësor të Juventusit. Më pas erdhi zëvendësimi me Denis Zakaria.

Goditja i shkaktoi dhimbje të forta në kyçin e këmbës Weston McKennie-t, i cili nuk arriti ta përfundonte ndeshjen, ai u largua nga fusha i ndihmuar nga stafi mjekësor i bardhezinjve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund të garës, McKennie iu nënshtrua ekzaminimeve të nevojshme, që zbuluan thyerjen e metatarsit të dytë dhe të tretë të këmbës së majtë. Një dëmtim që mund ta detyrojë mesfushorin amerikan të ndalojë deri në dy muaj jashtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?