U dëmtua në Kupë, Lautaro Martinez do të mungojë ndaj Lecces së Ramadanit

Lautaro Martinez do të mungojë në ndeshjen që Interi do të luajë të shtunën, ndaj Lecces. Dëmtimi që pësoi argjentinasi në Kupën e Italisë në mesjavë nuk do ta lejojë të jetë në fushë për zikaltërit për ndeshjen e kampionatit.

Përkrah Thuramit, në sulm do të luajë Arnautovic, i cili deri tani nuk ka bindur me performancat e tij. Lautaro ndërkohë do të kryejë vizitat mjekësore për të parë nëse do të jetë i aftë të kthehet të luajë ndaj Genoas, në fund të vitit.

Dëmtimi muskulor do të bëjë që ky vit për argjentinasin të mbyllet me penalltinë e humbur në mesjavë ndaj Bologna dhe me eliminimin e skuadrës së tij nga Kupa e Italisë.

SHKARKO APP