U dëmtua në Serbi, Bennacer humbet derbin ndaj Interit
Trajneri i kuqezinjve Stefano Pioli ka arsye për të qenë i shqetësuar, pasi skuadra dëshmoi edhe njëherë një rënie fizike, pasi nuk pati fuqinë të mbyllë ndeshjen, ndonëse luajti për shumë minuta me një lojtar më tepër.
Mesfushori algjerian Mehdi Bennacer është njëri prej atyre që janë ndalur shpesh për shkak dëmtimi në muajt e fundit dhe mbrëmjen e djeshme vuajti një tjetër problem muskulor e la fushën e lojës që në pjesën e parë.
Rikuperimi i Bennacer për derbin duket i pamundur teksa vendin e tij pritet ta zërë Sandro Tonali, ndërsa Pioli pranon se sfida me Interin vjen në momentin e duhur, pasi do të sjellë një karikim më shumë.