U dërgonte mesazhe ngacmuese kolegeve, Marc Overmars largohet nga Ajax

Marc Overmars është larguar nga posti i tij si drejtor i çështjeve të Futbollit të Ajax-it, kjo pas zbulimit të mesazheve ngacmuese që u dërgonte kolegeve femra. Klubi i Ajaxit bëri të ditur se largimi i tij do të jetë në mënyrë të menjëhershme pas një “seri mesazhesh të papërshtatshme dërguar disa kolegeve femra për një periudhë të gjatë kohore”.

Vetë Overmars tha se ai ishte i “turpëruar” për sjelljen e tij të papranueshme. “Javën e kaluar u përballa me raporte në lidhje me sjelljen time. Fatkeqësisht, nuk e kuptova që po e kaloja kufirin me këtë, por kjo m’u bë e qartë ditëve të fundit. Papritmas ndjeva një presion të madh. Kërkoj falje. Sigurisht për dikë në pozicionin tim, kjo sjellje është e papranueshme. Tani e shoh edhe këtë. Por është tepër vonë. Nuk shoh zgjidhje tjetër përveç largimit nga Ajax. Kjo gjithashtu ka një ndikim të madh në situatën time private. Prandaj u kërkoj të gjithëve të më lënë të qetë mua dhe familjen time”.

Holandezi luajti për tre vjet në Londrën e Veriut përpara se të transferohej te Barcelona në vitin 2000 për t’u bërë futbollisti holandez më i shtrenjtë i të gjitha kohërave. Me 86 paraqitje për kombëtaren holandeze, ai është lojtari i 13-të me më shumë paraqitje në historinë e Holandës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?