U dha dorën gjithë shokëve të ekipit, Hertha përjashton lojtarin e njohur (VIDEO)

Sulmuesi i Hertha Berlinit, Solomon Kalou, theu rregullat e ashpra të vendosura nga liga gjermane. Ish-lojtari i Chelsea-t hapi një video-live nga dhoma e zhveshjes me shokët e ekipit, duke u dhënë dorën.

Hertha nuk ka vonuar dhe ka pezulluar menjëherë futbollistin. Ai ka gabuar rëndë, pasi ka thyer dhe rregullat e brendshme të klubit, por dhe ato të përgjithshme.

Kalou nuk respekton distancimin social dhe aq më tepër e tregon diçka të tillë në një video live. Drejtuesit nuk kanë vonuar dhe të gjendur përballë një presioni mediatik dhe social kanë marrë vendimin më të ashpër duke pezulluar futbollistin.

SHKARKO APP