U “dogj” për 32 të qindtat e sekondës, Gega: Isha pa fat

Atletja shqiptare e mbylli Europianin në Berlin në vend të katërt ku i shkoi shumë pranë medaljes. Ajo u “dogj” vetëm për 32 të qindtat e sekondës në Europianin e Atletikës ka komentuar ecurinë e saj.

”Kampionati Europian u mbyll në vendin e katërt edhe pse luftova deri në fund për medalje, isha kaq afër por nuk arrita dot ta marr. Jam e mërzitur pasi besoja shumë që do arrija medalje por fati nuk ishte me mua”,-shkruan Gega.

Ajo është shpallur edhe kampione e Mesdheut dhe është e kënaqur me rezultatet e arritura këtë vit, ku thotë se ndjehet krenare me rezultatet e arritura.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?