U eliminua ndaj Empolit, Motta e pranon: Kemi prekur fundin!
Brenda javës Juventusi i jep lamtumirën dy kompeticioneve, Championsit dhe Kupës së Italisë.
“Motta, vendi i katërt nuk mjafton më. Në fund të sezonit mund të shkarkohet”, shkruan La Gazzetta.
I ashpër pas ndeshjes u shfaq Thiago Motta, i vetëdijshëm se ky eliminim rëndon shumë: “Ndihem i turpëruar. Kemi bërë një pjesë të parë të turpshme, shpresoj që edhe lojtarët të kenë këtë ndjesi, këto emocione. Gabova unë, me sa duket nuk ja kam shpjeguar si duhet lojtarëve rëndësinë e këtij takimi. Është vetëm faji ynë që nuk jemi në gjysmëfinale, ata e merituan. Shpresoj që kritikat të jenë të forta. Duhet të kërkojmë falje, kemi prekur fundin”, u shpreh Motta.
Strategu i njohur rrezikon shkarkimin pasi bardhezinjtë pavarësisht investimeve në merkato, kanë zhgënjyer në fushë.

KOHA JONË SONDAZH

