U eliminua nga Championsi, por Interi do të mbushë arkat me 64 milionë euro

Interi largohet nga Liga e Kampionëve pavarësisht suksesit në Anfield kundër Liverpool-it, por ndërkohë ka shtuar plotë 64 milionë euro në arkat e klubit. Nuk është rastësi që synimi i deklaruar i klubit ishte të kualifikohej për në 1/8-at e fazës së Championsit, por rivali ishte shumë i vështirë dhe me shumë eksperiencë.

Siç shkruan portali “CalcioeFinanza”, Interi ka grumbulluar tashmë disa milionë euro duke marrë parasysh  15.64 për bonusin e pjesëmarrjes dhe 15.9 milionë për renditjen dhjetëvjeçare/historike. Kësaj shumë i shtohen shpërblimet për rezultatet në fazën e grupeve,  që arrijnë në 9.97 milionë euro, dhe kualifikimi për në fazën e 1/8-ve që shkon në 9.6 milionë euro.

Nga skuadrat italiane vetëm Juventusi është ende në garë, pasi do të luajë dhe sfidën e kthimit ndaj Villarealit. Duke llogaritur hipotezën më pak të favorshme për Interin, skuadra zikaltër do të dalë me një minimum prej 63.91 milionë euro nga ky kompeticion duke përfshirë 12.8 milionë euro nga të drejtat televizive. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?