U eliminua nga Kupa, Grezda godet me grusht kundërshtarin pas ndeshjes

Eros Grezda rrezikon të dënohet rëndë për shkak se akuzohet se ka goditur me grusht në kokë sulmuesin kundërshtar të Rijekës Antonio Colak pas përfundimit të gjysmëfinales së Kupës së Kroacisë ditën e djeshme, ku Osijek u eliminua me rezultatin 3-2.

Sipas mediave kroate, lojtarët e Osijekut janë revoltuar me gjykimin e arbitrit kryesor dhe penalltia e fituar nga vendasit në minutën e 74-t, duke ndezur më tepër gjakrat teksa stafi teknik dhe lojtarët e Osijekut janë përplasur me gjyqtarin kryesor.

Grezda nuk e ka përmbajtur dot veten pas ndeshjes. Sipas delegatit të takimit Ivan Smokrovic, anësori shqiptar ka ndalur sulmuesin rival Antonio Colak dhe e ka goditur me grusht në parkingun e stadiumit.

SHKARKO APP