U harbuan në party-hot me modele italiane, Guardiola përkëdhel lojtarët: Jam i lumtur për ta!
Festa e çmendur e lojtarëve të Mançester Sitit menjëherë pas fitores së thellë 6-1 ndaj Aston Vilës, ka zënë faqet e para të tabloidëve britanikë. Ndaj trajneri spanjoll i bluve të Mançesterit nuk kishte si t’i shmangej argumentit në konferencën e radhës për shtyp përpara takimit kundër Kristal Palasit.
“E admiroj shumë Roi Hodgsonin, është e pabesueshme sesi ka ende dëshirë të trajnojë në moshën 72-vjeçare. Ka bërë një punë të madhe te Palasi. Festa e lojtarëve pas ndeshjes me Aston Vilën? Dija çdo gjë. Kur lojtarët kanë kohë, dalin bashkë ose hanë një darkë me stafin. Më pëlqen që rrinë grup edhe jashtë fushës”.