U infektua me COVID të martën e kaluar, presidenti i FIFA-s thyen heshtjen

Gianni Infantino u prek nga pandemia e koronavirusit të martën e kaluar. Presidenti i FIFA-s u izolua menjëherë, teksa lajmi u bë publik nëpërmjet një komunikate zyrtare të Qeverisë Botërore të Futbollit.

Të gjithë njerëzit që kanë qenë në kontakt me presidentin ditët e fundit janë informuar dhe u kërkohet të marrin masat e nevojshme“, lexohej në postimin e FIFA-s, teksa italo-zvicerani ka thyer heshtjen ditën e sotme.

Ndihem disi më mirë, por kam akoma disa simptoma të lehta. Kam marrë shumë letra dhe mesazhe këto ditë, dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen.

Më keni emocionuar shumë dhe ju falënderoj të gjithëve nga zemra“, deklaron kreu i futbollit botëror, i cili vazhdon të qëndrojë në karantinë, të paktën deri ditën e premte.

SHKARKO APP