U kërcënua nga tifozët e Suedisë, Isak blen një qen për t’u mbrojtur

Alexander Isak pritet të mirëpresë një anëtar të ri në familje, por këtë herë jo një foshnjë, por një qen roje. Sulmuesi i Liverpool-it ka marrë masa shtesë sigurie pas kërcënimeve me vdekje që ka marrë nga tifozë të Suedisë, si dhe për shkak të valës në rritje të vjedhjeve në shtëpitë e futbollistëve në Angli.

Ai ka porositur një doberman të trajnuar nga një kompani elitare që furnizon lojtarë të Premier League me kafshë të specializuara për mbrojtje. Muajt e fundit kanë qenë tejet të turbullt për 24-vjeçarin. Gjatë verës, saga e gjatë e merkatos me Neëcastle e detyroi sulmuesin të bojkotonte stërvitjet për të siguruar lëvizjen drejt Liverpool-it.

Situata u përkeqësua edhe më shumë pas rezultateve zhgënjyese të Suedisë në kualifikueset e Botërorit 2026, kur ai dhe familjarët e tij u bënë objekt i kërcënimeve të rënda nga disa tifozë të irrituar. Sipas “The Sun”, vendimi për të marrë një qen roje ka ardhur si pjesë e një trendi të përhapur mes futbollistëve të Premier League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?