U la jashtë formacionit, lojtari në formë proteste ulet mbi një top
Kofi Kwao i Metz i mërzitur që nuk ishte titullar në ndeshjen kundër Rennes, refuzoi të merrte pjesë në nxemje. Ai u pa i ulur mbi një top. Skena e pabesueshme u bë virale, me trajnerin që deklaroi se e kupton zhgënjimin e tij.
Anëtarët e stafit u përpoqën ta bindnin, por Kofi dukej i sigurt në lëvizje. Ai madje pati një diskutim të nxehtë me një nga anëtarët më me përvojë të stafit të trajnerëve, por pa sukses. Le Mignan, i cili zgjodhi Tsitaishvilin si mbrojtës të djathtë në vend të Kofit, u përpoq ta minimizonte incidentin pas ndeshjes. ”Nuk ka problem, e kuptoj zhgënjimin e tij”, tha Stephane Le Mignan.
Trajneri nuk e përdori Kouhaou për asnjë minutë në ndeshje. Çështja pritet të zgjidhet brenda klubit, i cili është thirrur të menaxhojë mungesën e disiplinës në një moment vendimtar të sezonit.
KOHA JONË SONDAZH

