U la në burg për grabitjen e Marco Verratit, shqiptari: Jam i pafajshëm!
Një shqiptar dhe një spanjoll janë lënë në burg në Denia, për grabitjen e Marco Verratti në një vilë në Ibiza në pronësi të ish-lojtarit Ronaldo Nazário.
Dy të arrestuarit në Dénia janë mbajtur në Komisariat që nga arrestimi i tyre të martën e kaluar, kur zbritën nga trageti që i transferoi nga Ibiza.
Në makinë agjentët gjetën sende nga grabitja milionëshe e lojtarit të Paris Saint-Germain, i cili raportoi për vjedhjen e 10 mijë eurove dhe bizhuteri dhe ora me vlerë rreth 3 milionë euro.
Çështja është nën hetim dhe të arrestuarit në Dénia, të ndihmuar nga avokati Francisco Miguel Galiana Botella, përfituan nga e drejta e tyre për të mos dëshmuar në zyrat e policisë.
Megjithatë, shtetasi shqiptar i ndaluar në deklaratën e tij ka saktësuar se ka mbërritur në ishullin Ibiza të hënën e kaluar, një ditë pas grabitjes.
KOHA JONË SONDAZH

