U largua me barelë nga fusha, zbulohet shkalla e dëmtimit të Medon Berishës
Zhvillime të reja në lidhje me gjendjen shëndetësore të Medon Berishës, pas momentit të frikshëm që përjetoi gjatë ndeshjes mes Lecces dhe Pisës. Mesfushori i kombëtares shqiptare u detyrua të braktisë fushën me barelë, duke ngritur alarmin te stafi teknik dhe tifozët.
Fatmirësisht, ekzaminimet mjekësore kanë sjellë lajme pozitive. Sipas raportimeve nga mediat italiane, dëmtimi nuk rezulton i rëndë dhe është përjashtuar çdo komplikacion serioz. Berisha pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për disa javë, me një periudhë rikuperimi që nuk do të kalojë një muaj.
Ky ndalesë vjen në një moment jo fort të favorshëm për lojtarin, i cili po kalonte një periudhë mjaft pozitive. Mesfushori ka spikatur këtë sezon në Serie A, duke u shpallur plot tri herë “Lojtari i Ndeshjes”. Në total, Berisha ka regjistruar 13 paraqitje këtë sezon, duke qenë një nga pikat kyçe të skuadrës së tij.
KOHA JONË SONDAZH

